EIPASS 7 Module
EIPASS 7 Moduli është çertifikata profesionale që çertifikon zotërimin e kompetencave informatike bazë, të tërthorta dhe të domosdoshme për:
- Kualifikimin e curriculum vitae
- Shfrytëzimin e krediteve formuese në shkollë dhe në universitet
- Shfrytëzimin e njohjes së pikëve në konkurse dhe në thirrjet e ndryshme
- Futja, aksesi në botën e punës
- Deri në 2015, 90% e punëve në të gjithë sektorët do të kërkojnë kompetenca teknologjike (Axhenda Dixhitale Evropiane).
- Në të njëjtën kohë, për Neelie Kroes (Zv. Presidente e Komisionit Evropian) një nevojë në rritje për profesionistët e TIK në Evropë do të gjenerojë një defiçit prej 700.000 profesionistësh.
- Forca e punës TIK është rritur në mënyrë konstante në UE-27, pothuajse e dyfishuar nga 2000 (2.720.000) në 2010 (4.144.500).
- Sipas vlerësimit të implementimit të komunikimit të European Commission Skills për shekullin e 21-të të 2010, 58% e punëdhënsve beson që sektori i arsimit nuk po bën mjaftueshëm në përgatitjen e të rinjve për tregun modern të punës.
- Kompetencat informatike janë të nevojshme në të gjithë sektorët ekonomikë: që në 2007 pjesa më e madhe e profesionistëve TIK në Evropë punonte në industri të ndryshme nga ato të sektorit të IT-së: më pak se gjysma (46%) ishte e punësuar në industrinë e TIK.
Njëkohësisht me indikacionet e dhëna në fushën e çertifikimeve TIK nga organet legjislative ndërkombëtare, programi pasqyron në mënyrë të plotë kriteret e ndërveprimit dhe neutralitetit të kërkuar për të garantuar efikasitetin e çertifikatave dhe të kompetencave të përfituara.
EIPASS 7 Moduli parashikon argumentat e provimit:
- Bazat e IT-së
- Menaxhimi dhe funksionet bazë të sistemit operativ
- Videoshkrimi
- Fleta elektronike
- Menaxhimi i të dhënave të strukturuara
- Prezantimet multimediale
- Internet & Networking
EIPASS 7 Moduli është një mjet në linjë me indikacionet e Rekomandimit të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 18 dhjetor-it 2006.
Formimi i përhershëm (LifeLong Learning) është një bosht i sistemit formues të projektuar dhe të parashikuar për qytetarin dixhital evropian.
Njohuritë bazë (alfabetizimi), formimi cilësor dhe njohja e mjeteve teknologjike janë supozuar për aktivizimin e një rrethi virtuoz që i lejon qytetarit dixhital të përfitojë të gjitha karakteristikat që e bëjnë konkurues dhe të pavarur.
Formimi i përhershëm i bashkohet këtij proçesi për të mbështetur në kohë azhornimin e rritjes së aftësive dhe kompetencave të nevojshme për të pasur gjithmonë mundësi sa më të mëdha dhe më të mira në botën e njohjeve shoqërore dhe përsa i përket lidhjeve dhe njohjeve në punë.