Përmbajtja
EIPASS Shëndetësia Dixhitale është programi i certifikimit, që ju lejon të vërtetoni zotërimin e sigurt të aftësive kompjuterike thelbësore për të punuar më mirë në një sektor, si në atë publik ashtu edhe në atë privat, që po kalon një fazë të nevojshme modernizimi të fortë dhe urgjent të kompjuterizimit.
Mbarëvajtja, shëndeti dhe mirëqënia janë tregues me të cilët, mund të vlerësojmë në fakt standardet e jetesës të vërtetë të popullit dhe pastaj shkallën e civilizimit të një komuniteti.
Teknologjia, informatika dhe telemjekësia janë instrumentat nëpërmjet të cilave është i mundur ridizenjimi i shërbimit shëndetësor, për ta bërë atë më të performueshëm se më parë:
1. Të përmirësojë shërbimet për qytetarët
2. Të reduktojë kostot
3. Të menaxhojë shërbimet
Është vlerësuar si një dixhitalizim i thellë i sistemit shëndetësor dhe përveç përfitimeve praktike për qytetarët do të sillte dhe kursime të konsiderueshme, që arrijnë në rreth 10% të shpenzimeve të tanishme.
I ndarë në katër module provimi, programi EIPASS Sanita Dixhitale është përpunuar duke ndjekur udhëzimet e përcaktuara në Axhendës Dixhitale Evropiane:
- Dixhitalizimi dhe arkivimi i dokumentave. Moduli ekzaminon proceset e dixhitalizimit dhe arkivimin e dokumentave dhe mënyrat për përdorimin dhe zbatimin elektronik që lidhen me menaxhimin e tyre në sektorin publik.
- Mbrojtja elektronike e të dhënave personale. Të dhënat personale duhet të jenë subjekt i mbrojtjes, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë. Moduli thellon çështjen e mbrojtjes teknike dhe ruajtjen e të dhënave personale nga ana e personelit shëndetësor përgjegjës.
- Siguria kompjuterike dhe privatësia e të dhënave shëndetësore. Moduli analizon strategjitë aktuale të mbrojtjes dixhitale së dokumentave dhe aksesit në shërbime, për tu garantuar njerzve siguri dhe transparencë.
- E-Shëndetësia: Zgjidhja dhe aplikacionet dixhitale në sektorin e shëndetësisë. Moduli analizon dhe thellon kompetencat dixhitale me shpenzime direkte në kontekstin e shëndetësisë. Operatori që e zotëron, garanton një nivel të lartë të efikasitetit dhe profesionalizmit.
Karakteristikat
Pas përfundimit të rrugëtimit të certifikimit EIPASS Shëndetësia Dixhitale, profesionistët e shëndetësisë do të kenë fituar substrakte teknologjike-normative të domosdoshme për të kryer plotësisht rolin e një elementi aktiv të Administratës Publike.
Në fakt ato janë anatomia dhe struktura e Sistemit të Informacionit të Shëndetësisë (SIS), roli i të cilave u diskutua gjerësisht, për të transmetuar tek përdoruesit të gjithë informacionin e nevojshëm për t’u bërë operator efiҫent, kompetent dhe produktiv. Është e rëndësishme dhe për këtë arsye referimet për mjetet e përditshme të dematerializuara:
- Nënshkrimi elektronik
- Koha e stampimit
- PEC (Posta Elektronike e Çertifikuar)
Më tej hulumton në çështje që lidhjen me legjislacionin e privatësisë dhe që aplikohen në sistemet kompjuterike dhe të sigurisë dixhitale. Rruga e certifikimit merret dhe me çështjet e e-shëndetësisë, kompleksitetin e burimeve, zgjidhje të rrjetit dhe teknologjive kompjuterike të aplikuara për shëndetin dhe kujdesin shëndetësor, për të cilat ne do japim disa shembuj që menjëherë të japin idenë e një përfitimi dhe thjeshtimi dhe që një sistem organik i organizuar në mënyrë që ky sistem të shkojë në ҫdo qytetar dhe komunitet.
- Telemjekësia konsiston në kontaktet nëpërmjet kompjuterit, mes pacientit dhe mjekut i cili në këtë rast nuk ka nevojë për një vizitë në praninë e mjekut. Duke qenë gjithmonë në kontakt aktiv në internet në raste të tilla, pacientët nuk janë të detyruar të shkojnë në studio dhe mjeku mund të japë këshilla për një numër më të madh njerëzish.
- Me të dhënat elektronike mjekësore të dhënat e pacientit mund të transferohen me lehtësi dhe menjëherë ndërmjet profesionistëve në fjalë (Mjekëve familjarë, specialistëve, ekipit të kujdesit, farmacistëve).
- Me të ashtuquajturën mjekësi të bazuar në prova dhe efikasitetit, një profesionist i kujdesit shëndetësor vazhdimisht mund të përditësojë diagnozat e veta, duke verifikuar përpuethshmërinë me hulumtimet e fundit shkencore.
- Ekipet shëndetësore virtuale janë një grup profesionistësh të shëndetit të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet përdorimit të pajisjeve dixhitale, duke bashkëpunuar për të ndarë informacione për pacientët apo që zgjidhin problemet së bashku.