Preaload Image

 

  Menaxher Biznesi

Kursi profesional një vjeçar për MENAXHER BIZNESI ka në thelb formimin e plotë të kursantit për temat dhe qëllimet që ka një biznes, si edhe përballjen me menaxhimin e situatave.

Biznesi është gjeneratori i çdo ekonomie botërore, pavarësisht fushës në të cilën veprohet. Ndërsa për të funksionuar më së miri i duhen menaxherë të zotë, lidera, drejtues të aftë.
Ky kurs do t’ju mësojë teknikat e funksionimit dhe të mbarëvajtjes së një biznesi, rritjen e përditshme profesionale dhe jetëgjatësinë në treg.
Është e rëndësishme që një biznesmen apo menaxher biznesi të dijë mirë se si duhet të funksionojë biznesi që ai drejton, të njohë avantazhet dhe disavantazhet e tregut, të njohë konkurentët, interesimin për llojin e biznesit, vendin ku biznesi mund të ketë sukses, vendet apo mundësinë e hapjes së filialeve nëpër qytete apo shtete të ndryshme.
Në këtë kurs do t’i mësoni të gjitha këto, si dhe shumë “sekrete” të tjera, qindra orë leksione profesionale e shumë orë të tjera diskutime apo punë në grup për të trajtuar situata konkrete nga terreni.
Mësimi është ndërthurje midis teorisë dhe praktikës interaktive, shoqëruar me detyra kursi, konkurse, punë individuale dhe punë në grup. Gjithashtu çdo muaj organizohen workshop-e, ku trajtohen tema të ndryshme mbi burimet njerëzore, reklamat dhe historia e tyre, shitja dhe rëndësia e saj në një kompani, ku mbahen nga lektorë të huaj e me eksperiencë në fushën e biznesit. Përveç praktikës ditore, kursantët tanë do të kryejnë praktikë një mujore edhe pranë subjekteve të ndryshme me të cilat ne kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi, duke marrë pjesë në fushata publicitare, shitje produktesh dhe shërbimesh, propozim idesh mbi marketingun, organizime eventesh, përpilim plani biznesi etj.
Nëse dëshiron që të bëhesh Menaxher Biznesi apo Biznesmen, kjo nuk do të thotë që patjetër të kesh kryer studimet e larta në ekonomi apo degë të ngjashme. Më e rëndësishme është që të duash të bëhesh lider, të formosh grupe pune, të kesh besim në vetvete dhe të fitosh besimin e stafit, të bësh diferencën në punë dhe ide, të marrësh përsipër inisiativa me risk. Ndërsa, duhet që t’ia vlejë fundi!

 

Regjistrohuni tani