Preaload Image

  Hidraulik

Kursi profesional  Hidraulik zhvillohet çdo ditë të javës nga e hëna në të premte, me nga një seancë 90 minutëshe në ditë, duke përfshirë teorinë dhe praktikën mësimore në laboratorët tanë si edhe praktikën profesionale intensive në kompani me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi.

Programi i kursit Hidraulik është gjithëpërfshirës për sa i përket orëve mësimore teorike dhe praktike, pasi studiohen teknologjitë dhe teknikat e reja.

Programi ynë është i ngjashëm me modelin DUAL gjerman, pasi kombinohet më së miri teoria me praktikën. Kursanti fiton aftësi të përdorimit të pajisjeve dhe të zbatimit të projekteve në të gjitha fazat e punimeve. Gjithashtu demostrohen në praktikë të gjitha proceset e instalimit të të gjitha pajisjeve hidrosanitare në banesa dhe ndërtesa industriale.

Në përfundim të kursit, bazuar në ligjin për arsimin profesional, pajiseni me certifikatë, e cila është e vlefshme brenda dhe jashtë vendit, pasi jemi të licensuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

Regjistrohuni tani