Preaload Image

Pandemia nuk e ndali procesin mësimor në klasa dhe laboratorë.

Pandemia e Covid-19 sfidoi institucionet arsimore duke shkaktuar një situatë të pazakontë, të panjohur dhe të vështirë për t’u përballuar nga të gjithë, qoftë nga nxënësit/studentët, familjet e tyre, apo mësuesit. Mbyllja e shkollave si masë parandaluese e koronavirusit dhe kalimi i mësimit tërësisht (ose pjesërisht) online u pa si zgjidhja më e mirë e mundshme gjatë krizës shëndetësore.

Ashtu si të gjitha institucionet arsimore në vend, edhe Instituti Profesional ATC u gjend përballë një vështirësie siç ishte mësimi online, por ndryshe nga institucionet e tjera – ku mësimdhënia vazhdoi për shumë gjatë online – ATC ia doli ta menaxhonte me sukses situatën.

Programet dhe sistemi ynë i mësimdhënies ngjason me sistemin dual gjerman, ku teoria kombinohet më së miri me praktikën në laboratorët modernë. Thënë kjo, për ne ishte tepër e rëndësishme që të ndërtonim menjëherë një plan të mirëfilltë për ta organizuar mësimdhënien sipas të gjitha standardeve që u kishim premtuar me qindra kursantëve të cilët na besuan në fillim të vitit akademik.

Por si ia doli ATC që si askund tjetër, ta zhvillonte mësimin në kushte pandemie?

Duke krijuar shumë grupe me pak studentë, në disa orë të ditës, u siguruam që të zbatonim të gjitha rregullat anti-Covid dhe njëkohësisht t’u mundësonim kursantëve që të ishin të pranishëm në klasa, të ndërvepronin me njëri-tjetrin, të shihnin më afër ilustrimet e profesorëve të kurseve të ndryshme, si Kuzhinier, Pastiçer, Eletricist, Autoservis, Stilist, Teknik Kompjuteri dhe IT, Web dhe Grafik Dizajner, Menaxher Biznesi etj.

Duke zbatuar me përpikmëri të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së Covid (maskat, dezinfektantët, higjienizimi i klasave dhe laboratorëve, mungesa e grumbullimeve të njerëzve) ATC përmbushi me sukses sfidën që i vendosi vetes, falë edhe bashkëpunimit të kursantëve, të cilët ndonëse s’e kishin të lehtë të zhvillonin mësimin me maskë, u angazhuan plotësisht për të zhvilluar një mësim të sigurt.

Ky mision i suksesshëm u finalizua në ceremoninë e certifikimit në fillim të shtatorit, ku me qindra kursantë hynë në tregun e punës si profesionistë të kualifikuar që kaluan me sukses, mirëkuptim dhe bashkëpunim të gjitha sfidat e pandemisë dhe u trajnuan nga afër nga profesorët e ATC-së. Mosndërprerja e mësimdhënies në një situatë të jashtëzakonshme si pandemia, padyshim është një tjetër arritje që na bën krenarë dhe na shtyn të ecim përpara.

ATC, si qendra më e madhe e formimit profesional dhe me më shumë drejtime në Shqipëri, është e angazhuar që edhe këtë vit akademik 2021-2022 ta zhvillojë mësimin në klasa dhe laboratorë me besimin e plotë që do të ketë bashkëpunim mes stafit, profesorëve dhe kursantëve.

Profesioni që ti zgjedh sot, është një pasaportë e sigurt për të ardhmen nesër. ATC është bileta e sigurt drejt suksesit!

Lexoni në vijim disa rrëfime të shkurtra të kursantëve tanë, të cilët kanë treguar pse zgjodhën ATC-në:

https://www.instagram.com/p/CRw2tGGLrYC/

https://www.instagram.com/p/CRs-OUFLqxS/

https://www.instagram.com/p/CRlN0rELfqh/

https://www.instagram.com/p/CRhCaXbLFIt/

https://www.instagram.com/p/CRbag_-r5SH/

https://www.instagram.com/p/CRYQKXarvid/

https://www.instagram.com/p/CRWNRqkrNxW/

https://www.instagram.com/p/CRTOTBGria4/

Leave A Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *