Preaload Image

Instituti Profesional ATC

Instituti Profesional ATC i themeluar më 5 shtator 2012 në Tiranë dhe nga 31 Gusht 2016 në Kosovë, Prishtinë, ka të njëjtën ambicie: të përgatisë profesionistë në nivelet më të larta që janë të aftë të punojnë në tregun vendas dhe ndërkombëtar të punës. Stafi ynë i kualifikuar, programet dhe sistemi i mësimdhënies është i ngjashëm me sistemin e dyfishtë gjerman, për shkak të kombinimit në teorinë më të mirë me praktikën në laboratorët tanë modernë, si dhe praktikës intensive profesionale me kompanitë partnere. Instituti Profesional ATC praktikon programe të akredituara nga AKK (Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve).Jemi të licencuar nga MASHT (Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë)
Ne i kushtojmë shumë rëndësi cilësisë së shërbimeve që ofrojmë dhe mbështesim fuqishëm të gjithë kursantët tanë që të punësohen brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet zyrës sonë të punësimit.

Objektet tona janë të vendosura në qendër të Prishtinës, ka pesë laboratorë praktikë dhe gjashtë klasa teorike.
Pesë programe studimi njëvjeçare dhe tre programe tremujore janë ndër drejtimet më të kërkuara të tregut të punës, siç dëshmohet edhe nga anketat.
Sipas eksperiencës së ATC-së në Tiranë, objektivat tanë janë më shumë se 75% e studentëve të fillojnë punën gjatë procesit të trajnimit deri në përfundimin e tij, 15% punësohen tre muaj pas përfundimit të tij. Të jesh profesionist të jep kënaqësi dhe vetë- besim në punën tuaj, sepse njohuria është çelësi i suksesit në arritjen e qëllimeve, të kesh një karrierë të suksesshme dhe të jesh vetvetja.
“Instituti Profesional ATC”