EIPASS Progressive
Kompetencat informatike të avancuara i përgjigjen më mirë pyetjeve të tregut të punës:
- Sipas OECD Report Education Indicators in Focus 2012, më pak të prekurit nga kriza ekonomike kanë qenë ata që kanë pasur më pak alfabetizëm dixhital, ndërkohë që është rritur punësimi 3% i profesioneve teknike dhe me kompetenca të larta informatike.
- Punëtorët me nivele të larta kompetencash dhe arsimimi bëjnë pjesë në atë 10 % të popullsisë të ardhurat e së cilës po rriten me shpejtësi dhe relativisht më shumë në vendet OCSE. Progresi i shpejtë teknologjik i viteve 80 i ka shpërblyer ata më shumë se sa grupet me pagë mesatare dhe të ulët.
- Vendet e punës që kërkojnë më pak kompetenca informatike, humbasin terren përpara kërkesave në rritje për kompetencat dixhitale.
EIPASS Progressive vërteton zotërimin e kompetencave TIK të nivelit të avancuar dhe që lidhet me skenarët e rinj të propozuar nga bota e web dhe nga ndarja e burimeve. Programi i çertifikimit është i ndarë në 5 module provimi të treguara si më poshtë:
- Përpunimi i të dhënave dhe siguria informatike
- Menaxhimi i strukturuar i sistemit operativ
- Dokumentat në formatin portabël dhe ei-books
- Publishing & Editing imazh
- Web 2.0, Web semantik dhe Rrjetet sociale
EIPASS Progressive është çertifikimi i përshtatshëm për:
- të gjithë ata që dëshirojnë të thellojnë kompetencat e tyre informatike, për të pasuruar kurrikulumin e tyre profesional me një njohje zyrtare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar që mundëson propozimin me sukses në sektorin e punës dhe profesioneve të kualifikuara dhe fitimprurëse
- studentët e universiteteve që, duke konsideruar rastësinë e përmbajtjes së çertifikimit të njëjtë me ato të parashikuara nga provimet e informatikës, mund të kërkojnë njohjen e krediteve formues universitare të nevojshme për përjashtimet ose për kalimin e disa provimeve,
- kompanitë publike dhe private, ose studiot e tjera profesionale që dëshirojnë të trajnojnë punëtorët e tyre, duke u dhënë mundësinë për të mësuar dhe përdorur menjëherë aftësitë qoftë, edhe përtej sektorit të veprimtarisë së vetë kompanisë, çertifikimet janë të domosdoshme për të rritur standartet, produktivitetin, performancën dhe nivelin e shërbimeve të ofruara.
E rëndësishme: nuk ekziston pengesë midis EIPASS 7 Moduli dhe EIPASS Progressive: për të hyrë në provimet e niveleve më të avancuara, në fakt nuk është e nevojshme të merret më parë çertifikimi bazë.