Sistemi i njohur europian, çelësi i suksesit të ATC
“Njohuritë nuk kanë asnjë vlerë në rast se nuk i vendosni në praktikë,” është një nga shprehjet e njohura të shkrimtarit Anton Chekhov. Shprehja e Chekhov-it gjen zbatim në çdo fushë, përfshirë këtu edhe edukimin. Prandaj jo më kot sistemi dual gjerman, i përdorur gjerësisht në Europë, prej vitesh po sjell përfitime afatgjata për studentët të cilët e kanë zgjedhur. Megjithatë, ndonëse kjo metodë ka nisur të njihet disi në vendin tonë, njohuritë rreth saj në vendin tonë mbeten ende të cungura dhe aplikimet janë sporadike. Në vijim do të analizojmë përfitimet që ky sistem ka sjellë për studentët europianë dhe ata shqiptarë, të cilët kanë ndjekur kurset profesionale në Institutin ATC, ndër të vetmit ku programi mësimor është ndërtuar në bazë të këtij programi.
BIBB, Instituti Federal Gjerman për Edukimin dhe Trajnimin, ka publikuar raporte të reja për studimin dual duke u përqendruar nga viti 2004 deri në vitin 2019. Statistikat kanë treguar se në vitin 2004, personat të cilët zgjodhën studimin dual ishin 41,000, sepse në atë kohë nuk ishte shumë i njohur dhe rezultatet nuk ishin vënë re ende. 15 vite më vonë ky numër shkoi në 108,200 duke u rritur me 38%. Trendi vazhdon të shkojë drejt rritjes. Pse ky trend?
Fjalët kyçe të suksesit janë: prakticiteti dhe efiçenca. Kjo metodë, që kombinon teorinë dhe praktikën në mënyrën më të mirë, përgatit individë të aftë për tregun e punës. Statistikat tregojnë se personat që kanë zgjedhur këtë alternativë studimi kanë mundësi shumë të lartë punësimi pas përfundimit të leksioneve/kurseve duke qenë se secilit prej tyre u jepet një mundësi punësimi ose internshipi ndërkohë që janë ende duke studiuar.
Siç e thamë më sipër, aplikimet e kësaj metode në Shqipëri janë sporadike. Instituti ATC, qendra më e madhe e formimit profesional në Shqipëri, e ka ndërtuar programin mësimor sipas kësaj strategjie. Kurset profesionale janë të shumëllojshme dhe ndjekin një standard të vendosur prej vitesh i cili i kushton kujdes të veçantë mbështetjes dhe ndihmës që u jepet të gjithë kursantëve në mënyrë që të kenë mundësi punësimi brenda e jashtë vendit me anë të Zyrës së Punësimit, një pikë kyçe dhe strategji e rëndësishme. Sipas Zyrës së Punësimit së ATC-së, “Të gjithë individët e suksesshëm kanë një vizion jashtëzakonisht të qartë se ku po shkojnë.” Në këtë mënyrë, ATC është katalizatori që bën të mundur krijimin e mundësive të cilat inspirojnë vizionin e individëve.
Më konkretisht, po u referohemi dy shembujve konkretë. Silvester Toska, i cili me punë dhe përkushtim u certifikua pas përfundimit të kursit nëntë-mujor, me ndihmën e Zyrës së Punësimit kreu praktikën pranë “Globe”, një ndër kompanitë më të mëdha të produkteve elektroshtëpiake në Shqipëri. Po kështu, Blerim Polisi ndoqi me sukses kursin autoservis dhe më pas kreu praktikën pranë kompanisë Lexalko-Liebherr, lider për shitjen, blerjen dhe riparimin e makinerive të rënda. Tani, djemtë konsiderohen specialistë të vërtetë dhe janë dëshmi e një të ardhmeje të suksesshme.
Çdo kursanti në ATC i jepet koha e mjaftueshme pëe të kuptuar nëse rruga që kanë zgjedhur është ajo çfarë iu përshtatet. Mundësitë e punësimit gjatë ose direkt pas përfundimit të kursit janë një ndihmë dhe motivim për të gjithë. Dëshmitë e suksesit janë vetëm një paraqitje e shkurtër e një pune të gjatë të një stafi të përgatitur.