Preaload Image

  Elektricist

Kursi profesional një vjeçar për ELEKTRICIST formon plotësisht kursantin në këtë degë dhe e përgatit atë për tregun e punës.
Programi i këtij kursi është i plotë dhe shumë i pasur, si në aspektin teorik ashtu dhe atë praktik, program i cili kuptohet lehtë nga kursantët, i përshtatur më së miri me teknologjinë dhe pajisjet e kohës.
Programi i këtij kursi i jep mundësi kursantit të fitojë njohuri të thelluara mbi rrymën elektrike, aspektet e teorisë së matjeve, sistemet matëse elektrike, njohja dhe përdorimi i aparateve matëse, projektimi dhe zbatimi i instalimeve elektrike etj.
Teoria kombinohet shumë mirë me praktikën, e cila zhvillohet në laboratorët tanë në çdo ditë të javës nga e hëna në të premte, me nga një seancë 90 minutëshe, çdo ditë për 9 muaj me rradhë.
Në përfundim të kursit kryhet praktika profesionale intensive pranë subjekteve të ndryshme, me të cilët kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Kjo e bën kursin të arritshëm lehtë nga çdo kursant, i cili dëshiron të bëhet ELEKTRICIST i zoti dhe i aftë, për të kryer procese pune, duke filluar nga më të thjeshtat, si instalimin e rrjetit të një banese e deri tek panelet elektrike të institucioneve të ndryshme, qendrave tregtare apo njësive të tjera.

Regjistrohuni tani