Preaload Image

  Automekanik

Kursi për AUTOMEKANIK që ne zhvillojmë përfshin në program tre fushat e mekanikës si: motorist, xhenerik dhe elektroauto.
Temat e programit të këtij kursi janë të shumta dhe kombinohen më së miri në orë mësimi teorie dhe praktike, të cilat zhvillohen në mënyrë intensive për një vit pa ndërprerje në laboratorët tanë, ku kursantët ushtrohen në çmontimin e të gjitha pjesëve të motorit të makinës, zëvendësimin e tyre, gjetjen e defekteve, diagnostifikimin e automjetit, njohjen dhe çmontimin e të gjitha pjesëve xhenerike. Perveç orëve të teorisë dhe praktikës, kursantët tanë zhvillojnë një muaj praktikë profesionale në serviset më të mirë në vend, me të cilët ne kemi marrëveshje bashkëpunimi. Të gjitha këto dhe jo vetëm, e bëjnë këtë kurs shumë të plotë dhe i mundëson kursantëve që në përfundim e tij, të bëhen mekanikë të zotë për të kryer riparime të ndryshme të të gjitha sistemeve të makinave.
Doktori kujdeset për shëndetin e njerëzve, mekaniku për sigurinë e jetës së tyre!

Regjistrohuni tani