Preaload Image

  Picier

Kursi profesional Picier, zhvillohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, me nga një seancë 90 minutëshe në ditë, duke përfshirë teorinë dhe praktikën mësimore në laboratorët tanë si edhe praktikën profesionale intensive në Piceri me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi.

Ky kurs përqëndrohet në zhvillimin dhe përvetësimin teorik dhe praktik të profesionit, ku fokusi përqëndrohet te njohja e paisjeve profesionale, arredimi i pajisjeve në pozicionet e përshtatshme të punës, organizimi i punës, përgatitja e brumit të picës dhe salcave të ndryshme etj.

Gjatë këtij kursi vëmendja fokusohet te përgatitja e brumit të picave dhe elementët përbërës, si hedhja e produkteve sipas radhës, koha e përgatitjes së brumit, temperatura e ardhjes së brumit, ndarja e brumit në gramë sipas përmasave të picës.

Në fazën e praktikës, kursi fokusohet te hapja dhe momenti i prezantimit të një pice, çka përfshin teknikat e hapjes dhe dhënies së formës së picës, mbushja dhe dekorimi i saj, koha e pjekjes dhe temperaturat e duhura, futja në furrë dhe ruajtja e formës etj.

Në përfundim të kursit, bazuar në ligjin për arsimin profesional, pajiseni me certifikatë, e cila është e vlefshme brenda dhe jashtë vendit, pasi jemi të licensuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

 

Regjistrohuni tani