Pastiçer
Kursi profesional një vjeçar për PASTIÇER synon të formojë dhe të kualifikojë plotësisht kursantët në këtë fushë. Programi teorik dhe praktik ka për qëllim aftësimin e kursantëve në përgatitjen e tortave të ndryshme, pastave, ëmbëlsirave, akulloreve etj. Kursantëve u jepet mundësia gjatë një viti të praktikojnë shumë lloje ëmbëlsirash në laboratorët tanë, të cilët disponojnë të gjitha pajisjet e nevojshme. Për të bërë një ëmbëlsirë mjafton vetëm një frut i vetëm. Dhe, ndërsa toka na ka dhuruar shumë lloje frutash me shije dhe ngjyra të ndryshme, vetëm në pastiçeri mund të bësh përzierjet e tyre për të përgatitur ëmbëlsirat, të cilave nuk ju reziston dot askush.
Pastiçerët tanë janë të motivuar dhe angazhohen plotësisht, me qëllim që të gjithë kursantët të përfundojnë kursin në nivelet më të larta të mundshme dhe direkt pas çertifikimit pranë ATC, të jenë të aftë të punojnë në këtë profesion si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ky është një profesion shumë i bukur, i dashur për të gjithë, madje edhe i ëmbël si vetë prodhimet e pastiçerisë. Jo çdokush mund të bëhet PASTIÇER, ëmbëlsirat duhen bërë me dashuri, ndryshe nuk dalin të ëmbla!
Regjistrohuni tani