Preaload Image

 

  Ndihmës Kuzhinier

Kursi profesional një vjeçar për NDIHMËS KUZHINIER është projektuar të aftësojë kursantin si nga ana teorike, por sidomos në atë praktike.
Baza e kursit janë gatimet mesdhetare, italiane si dhe kuzhina tradicionale shqiptare.
Kursantëve u jepet mundësia të praktikohen duke gatuar qindra lloje recetash në kuzhinat tona, të cilat janë të kompletuara me të gjitha pajisjet profesionale të kohës.
Teknologët dhe Shefat tanë të kuzhinës janë të motivuar dhe angazhohen plotësisht, që të gjithë kursantët të përfundojnë kursin në nivelet më të larta të mundshme, si dhe direkt pas çertifikimit të jenë të aftë të punojnë në këtë profesion në restorantet më të mira brenda dhe jashtë vendit.
Ne ju ofrojmë gjithçka për t’u bërë KUZHINIER profesionit. Nga ju presim të keni vullnet dhe angazhim të plotë.
“Kuzhina është art më vete, përkushtohu që të bëhesh një ndër artistët e saj!”

 

Regjistrohuni tani